Vdes një person në vendin e punës në Prizren, ra nga kati i tretë

E publikuar: 13/09/2024 22:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në Prizren, një person i gjinisë mashkull, ka ndërruar jetë në vendin e punës pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i ndërtesës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Viktima është J.K., i moshës 48 vjeçare nga Prizreni”, thuhet në përgjigjen e Bytyqit për media.

“Sot me datë 13.09.2024, rreth orës 17:25 policia ka marr informate se ne rrugën e “Besim Shala” në Prizren një punëtor i një kompanie ndërtimi ka rënë nga kati i tret i një ndërtese në ndërtim e sipër derisa ka qenë në punë”, tha Bytyqi. Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku nuk mundi të iu mbijetojë plagëve të marra. Për rastin është informuar Prokurori i Shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal ne vendngjarje dhe janë duke ekzaminuar vendin dhe duke mbledhur provat dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes.”