Shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova do të vendoset dhe në Prizren

E publikuar: 12/09/2024 21:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka deklaruar se shtatorja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, do të vendoset dhe në Prizren.

“Shtatorja e Presidentit Rugova në “Sheshin e Lidhjes” do të formoj arkitekturën historike dhe vlerave të mëdha kombëtare, që bartë qyteti i Lidhjes së Prizrenit.” – ka shkruar Selmanaj në facebook.

“Faleminderit për projektin ideor, të punuar në mënyrë shumë profesionale nga arkitektja prizrenase Ajlin Shishko.”

Ditë më parë, një shtatore e Rugovës u vendos edhe në Podujevë, pikërisht në Parkun e Qytetit.