Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka treguar se marshimi i shqiptarëve kundër diskriminimit nga Beogradi do të vazhdojë më 23 shtator.
Ajo ka thënë se pas Bujanocit ku është mbajtur protesta në gusht, tash do të marshohet në Preshevë.
Ndër qëllimet e marshit është edhe ndërprerja e pasivizimit të adresave, njohjen e diplomave e kërkesa tjera.
“Protesta vazhdon. Për identitet e dinjitet! Të marshojmë, të gjithë bashkë. Kundër diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Të marshojmë për barazi dhe drejtësi! Në Gusht ishim në Bujanoc, në Shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Problemet tona nuk mund të shtyhen më. Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë.” – ka shkruar Sinani.
Njoftimi i plotë: