Ish-ministrit gjerman të Mbrojtjes, Rudolf Scharping është shprehur se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po angazhohet vazhdimisht për lirinë dhe demokracinë, për të drejtat e njeriut dhe për sundimin e ligjit.
Scharping është shprehur se presidentja Osmani vazhdon rrugën e paraardhësit të saj të madh, Ibrahim Rugovës.
“Trashëgimia politike e Presidentit Rugova ruhet në personalitetin e saj dhe se, siç thuhet në Kosovë, ajo vazhdon të jetojë në frymën e “Rugovizmit”, është shprehur ai.
Ish-ministrit gjerman tha gjithashtu për Osmanin se ndikimi i saj përtej kufijve dhe brezave, siç ka thënë ai, është falë largpamësisë dhe integritetit të saj.
“Çmimi M100 për Media nuk është vetëm një njohje për arritjet e së kaluarës, por edhe një inkurajim për të ardhmen”.
“Na kujton se udhëheqja ka rëndësi, se guximi dhe bindja mund të bëjnë ndryshime dhe se lufta për demokraci, drejtësi dhe barazi është një luftë që ia vlen të zhvillohet. Rruga e Presidentes Osmani është e gjatë dhe ne jemi të bindur se ndikimi i saj do të zgjasë përtej kufijve dhe brezave, falë largpamësisë dhe integritetit të saj”, ka thënë tutje Scharping.