Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se premtimi i Qeverisë Kurti për ndaljen e “gjakderdhjes financiare” ka qenë mashtrim dhe se asnjëherë nuk është shpenzuar më shumë për ndërmarrjet publike sesa gjatë kësaj qeverie.
Ai ka thënë se qe tri herë ka shtruar pyetje paralamentare se ku janë shpenzuar 520 milionë eurot për ndërmarrjet publike, por se asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.
“Transparenca lidhur me shpenzimin e taksave të qytetarëve është obligim kushtetues. Këtij obligimi nuk mund t’i iket. Vjen një ditë kur duhet dorëzuar mandatin tek tjetri”, ka shkruar Hoti.