“Protestuesit e Vuçiqit dështuan, s’kishin numër të mjaftueshëm serbësh nga Kosova”

E publikuar: 08/09/2024 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agim Musliu, drejtori i Institutit Octopus, ka ofruar një analizë mbi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku bllokadat në pikëkalimet kufitare mes Serbisë dhe Kosovës janë bërë objekt i diskutimeve të gjera. Musliu ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq për organizimin e këtyre veprimeve, duke theksuar mbështetjen nga Beogradi dhe Moska.

“‘Protestuesit’ e Vuçiqit dështuan me bllokada rrugësh, edhe pse kishin kompetenca e të drejta të policisë. Paramendoni që këta ‘protestues’ ndalonin dhe identifikonin shoferët, e pastaj vendosnin t’i lejojnë ose jo të kalojnë”, tha ai.

Ai gjithashtu ka theksuar se “protesta” u ndal për shkak të numrit të vogël të serbëve pjesëmarrës.

“Ata e ndaluan ‘protestën’ për shkak se në mes të tyre nuk kishte numër të mjaftueshëm serbësh nga Kosova, përveç disa proksive nga Beogradi. Ky organizim ishte një dështim i qartë.” – tha Musliu.

Ai ka shtuar se, pavarësisht përkrahjes nga Vuçiq, Vulin dhe Radoiçiq, protesta nuk arriti qëllimet e saj.