Kryeprokurori i ri i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se gjatë shtatë viteve të ardhshme sundimi i ligjit dhe vënia e drejtësisë do të jenë udhërrëfyes për punën e tij.
Ai ka premtuar se do ta luftojë krimin dhe korrupsionin si dhe do të vazhdojë të ndërtojë një sistem prokurorial stabil dhe efikas.
“Në shtatë vitet e ardhshme në pozitën e kryeprokurorit të shteti do të udhëhiqem nga parimi dhe standardet më të larta në luftimin e krimit dhe të korrupsionit dhe dukurive të tjera negative. Synimi im do të jetë ndërtimi i mëtutjeshëm i një sistemi prokurorial stabil dhe efikas. Sundimi i ligjit dhe vënia e drejtësisë do të jenë udhërrëfyes për mua gjatë shtatë viteve të ardhshme”, ka deklaruar Lumezi, me rastin e marrjes së detyrës së re.