I dyshuari për gjuajtjen me armë dje në “Aktash” vazhdon të jetë në arrati

E publikuar: 04/09/2024 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Brenda disa ditëve rehati nuk pati në lagjen “Aktash” të Prishtinës. Të shtëna me armë zjarri aty janë dëgjuar edhe dje.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 14:19 kur një person është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar nën drejtimin e armës.

Në lidhje me këtë rast nga Policia e Kosovës u bë e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari vazhdon të ndodhet në arrati.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari kosovar për motive të panjohura e ka sulmuar dhe i njëjti kishte përdorur edhe armën. Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ndodhet në arrati. Rasti është duke u hetuar.