Shejla Turkoviqit i janë dashur më shumë se një orë për të marrë vete dhe për të vazhduar dëshminë, të martën, në seancën gjyqësore kundër të akuzuarit, Naser Kelmendi.
Shejla Turkoviqit i janë dashur më shumë se një orë për të marrë vete dhe për të vazhduar dëshminë, të martën, në seancën gjyqësore kundër të akuzuarit, Naser Kelmendi.
Ajo është ndier e tronditur nga pyetjet e palës mbrojtëse teksa i kërkohej të fliste për rrethanat se si policia e mbron atë dhe djalin e saj qe disa vite në Bosnjë-Hercegovinë, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Derisa unë flas tash këtu, djali im mund të jetë në rrezik në Bosnjë. Imagjinojeni se çfarë sigurie e kemi unë dhe djali im kur dihet ndikimi i Fahrudin Radonçiqit në polici, kur shefi i policisë është shok i ngushtë i Naser Kelmendit”, është shprehur ajo.
Marrja në pyetje e Turkoviqit nga mbrojtja ka filluar të hënën, por pritet të vazhdojë edhe për disa seanca. Ajo është dëshmitare e prokurorisë, e cila po dëshmon kundër Kelmendit, i akuzuar për krim të organizuar, vrasje të rëndë, si dhe trafikim të substancave narkotike…