Anija shqiptare ‘Oriku’ shpëton emigrantë në Detin Egje

E publikuar: 03/09/2024 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

28 emigrantë nga Lindja e Mesme janë shpëtuar nga ekuipazhi i anijes së Forcave Detare shqiptare, gjatë misionit të patrullimit në detin Egje.

“Anija ORIKU e Forcës Detare bëri të mundur ndalimin dhe njëkohësisht shpëtimin e 28 emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme gjatë patrullimit në misionin e NATO-s, Sea Guardian në detin Egje”, njofton FA.

Ekuipazhi shqiptar evidentoi në kohë gomonen në vështirësi lundrimore, duke ia dorëzuar Rojës Bregdetare turke emigrantët në gjendje të mirë shëndetësore / A2