Ditë më parë institucionet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele në Mitrovicën Veriore, lidhur me këtë rast janë ftuar për intervistim pesë serbë (përfaqësues të këtyre institucioneve), të dyshuar për falsifikim dokumentesh.
Lajmin për media e ka konfirmuar zv/drejtor i Policisë për veriun, Veton Elshani.
“I kemi ftu pesë persona për intervistim të cilët janë përfaqësuers të institucioneve paralele lidhur me falsifikim të dokumenteve.”
Mediat serbe në Kosovë raportojnë se bëhet fjalë për Milan Radojeviq, Igor Simić, Ivan Zaporožac, Ivan Todosijević dhe Zoran Todić.
Përndryshe, serbët në Mitrovicë kanë protestuar për dy ditë rresht për mbylljen e institucioneve paralele.