Tomë Gashi kritikoi Kurtin që i dha tokë shoqatës së Halil Kastratit, deputeti i VV-së e godet: Populli e di kush kujt i ka shërbyer

E publikuar: 02/09/2024 19:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati, Tomë Gashi, si rrallë herë doli kundër Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti, pasi ekzekutivi vendosi që t’i ndante tokë shoqatës “Jetimet e Ballkanit”, drejtuar nga Halil Kastrati për ndërtimin e një qendre për fëmijët me autizëm, sindrom down, si dhe me aftësi të kufizuara.

Gashi këtë vendim e kishte cilësuar si “gabim katastrofal i Albin Kurtit”.

E atij sot i ka reaguar Gazmend Agusholli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se shoqata e Halil Kastrati ka bërë bamirësi pa dallime fetare.

Teksa shpërndau postimin e Tomë Gashit, ai tha se “populli e dinë kush dhe kujt i ka shërbyer”.