Parandalohet kontrabandimi i disa USB-ve në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

E publikuar: 02/09/2024 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës është parandaluar futja e kontrabandës.

Sipas SHKK-së është tentuar të futen disa USB.

“Sot rreth orës 10:00, në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës, gjatë kontrollit të pranimit të rrobave të sjella nga familjarët, janë tentuar të futen në mënyrë të kamufluar gjësende të palejuara – disa USB. USB-të janë lokalizuar, vizita është anuluar, dhe rasti po hetohet.”

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve.”