Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, ka njoftuar për hapjen e konkursit për pranimin e 300 ushtarëve të rinj.
Konkursi, i cili do të zgjasë nga data 9 shtator deri më 8 tetor 2024 është i hapur për të rinjtë dhe të rejat e moshës 18-25 vjeç.
Sipas njoftimit të Ministrisë, të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës mund të aplikojnë përmes ueb faqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.
Formulari i aplikimit pritet të publikohet së shpejti.