Konflikti me armë mes dy familjeve në qendër të kryeqytetit – u raportua për një të vrarë dhe pesë të plagosur – çfarë dihet deri tash

E publikuar: 02/09/2024 00:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prishtina u trondit të dielën mbrëma nga gjuajtjet me armë zjarri në lagjen Aktash. U raportua se në konflikt dyshohet se janë përfshirë Sekiraqët dhe Capat, si shkak i telasheve që kanë pasur edhe më herët.

Konflikti i armatosur la të paktën pesë persona të plagosur, ndërsa u raportua vdekja e njërit nga ta.

Deri më tani policia nuk ka dhënë asnjë informatë zyrtare për rastin, por numër i madh policësh dolën në vendngjarje.

Indeksonline publikoi pamjet tronditëse nga momenti kur ndodhën të shtënat me armë zjarri, Video KËTU

Sipas Sinjalit, i vrari dyshohet se është Premtim Gashi ndërsa personat e plagosur janë: Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi, Valdrin Ademi.