Gjuajtje me armë zjarri në Aktash, raportohet për të plagosur, policia bllokon rrugët

E publikuar: 01/09/2024 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Si pasojë e të shtënave dyshohet se katër persona janë plagosur, raporton Sinjali. Njëri nga ta raportohet se është në gjendje më të rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, derisa ende s’ka njoftim zyrtar mbi këtë rast.

Policia e ka ndjekë një motor në të cilin dyshohet se kanë qenë personat e dyshuar, por te njëjtit kanë arritur të ikin.

Policia po qëndron në vendin e ngjarjes, pamje: