Foto: Driton Paçarada, Koha.net
Një pllakë e departamentit të patentë shoferëve në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme po vendoset në ish-objektin e komunës paralele të Mitrovicës së Veriut.
Koha.net ka publikuar pamje nga momenti i vendosjes së pllakës. Në fotografi shihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Policia të premten zhvilloi në aksion policor duke i mbyllur pesë komuna paralele serbe në veri.
SHBA-ja, Bashkimi Europian dhe KFOR-i kundërshtuan veprimin duke thënë se Qeveria s’u koordinua me to pavarësisht “zotimeve” dhe se kjo mund të sjell rrezik për sigurinë