Përdorimi politik i policisë çon në diktaturë

E publikuar: 31/08/2024 17:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Halil Matoshi

1.
Në tânë historinë e re, âsht dëshmu se në fushën e tensioneve politike policia nuk âsht zjarrfikësi, por politika dhe diplomacia.
Në Kosovë përdorimi i policisë sot kundër nji anmiku te projektuem në veri të vendit (në thelb për nji fushatë zgjedhore!?) nesër kur atje nuk shfaqet mâ ai anmik, kjo polici ka me u përdor ndaj nji anmiku të brendshëm, midis Prishtine. Majeni mèn!

Kështu ka ndodhë gjithmonë dhe gjithkund, kur politika përdorë policinë në veprimet e saj agresive kundër liberal-demokracisë.

2.
Masi u përdor për politika elektorale Ura mbi Ibër, dhe masiqë Kurti u bind nga shefi i CIAs Burns se hapja e urës që çon në nji park për vetura e kamionë, âsht mission impossible, Ministri Elbert Krasiqi i zânun pick pse ura s’po përmdndet mâ, paftyrësisht rrejti se operacionet e fundit, për mbylljen e komunave paralele serbe në veri të vendit (pse nuk u mbyllen para tregimit të urës dhe lamjes n’Ujman???), ishin të koordinueme me aleatët!
Pra ky ministër e ka këtë rol: me rrejt n’publik!?

3.
E rrena i ka kamtë e shkurta.
ShBA në pramje vonë akuzoi Qeverinë e Kosovës per instrumentalizim të Policisë së Kosovës!?
Goditja ma e ranë që munet me e marr nji demokraci!

4.
Populli i Kosovës nuk ka ndërtu institucione të sigurisë për nji përdorim, as për nji mandat qeverisës dhe as për nji ideologji majtiste e populliste.
Institucionet shtetnore i përkasin popullit që i ka nxjerr nga palca e vet kurrizore.

5.
Nuk ka ma dyshim që opozita parlamentare âsht në vijë me Kurtin për sa u përket politikave policore në veri të Kosovës. Prandej ajo hesht, sepse âsht thjesht nacionaliste dhe popullizmi i Kurtit përshtatet mirë me pasionet kombëtariste të kësaj opozite.

6.
Gazmend Hoxha, (drejtor policie) çka ki me na thanë nji ditë, kurdo, ta zâmë mas katër vjeteve, kur VV e Dejona Mihalit munet me i humbë zgjedhjet në Kosovë?