Darka në kuadër të Globsec në Pragë, Osmani takohet me Ursula von der Leyen e liderë botëror

E publikuar: 30/08/2024 23:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, udhëtoi sot për në Pragë të Republikës Çeke, për të marrë pjesë në forumin global të sigurisë, GLOBSEC 2024.

Presidentja Osmani u vendos në mesin e liderëve global, të cilët u mblodhën në Pragë me qëllim të diskutimit të sfidave të ndryshme gjeopolitike dhe rëndësisë së bashkëpunimit në tejkalimin e tyre.

Përgjatë ditës, Osmani u takua me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrin danez, Mette Frederiksen, dhe shumë liderë të tjerë.

“Përpara diskutimeve dhe takimeve të nesërme në #GLOBSEC2024 , pata kënaqësinë të angazhohesha me shumë miq të Republikës sonë dhe liderë të tjerë nga i gjithë kontinenti në Kështjellën e bukur të Pragës për Ceremoninë e Çmimit GLOBSEC të këtij viti. Urime për presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, dhe kryeministrin danez, Mette Frederiksen për njohjen e tyre të merituar!” – shkroi Osmani.

Klikoni këtu