Shefit të Telegramit i ndalohet largimi nga Franca si pjesë e hetimit

E publikuar: 29/08/2024 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Telegramit dhe themeluesi Pavel Durov, i është ndaluar largimi nga Franca.

Ai është duke u hetuar formalisht, si pjesë e një hetimi për krimin e organizuar në aplikacionin, njofton prokuroria franceze raporton “BBC”.

Durov 39-vjeçar nuk është në paraburgim, por është nën mbikëqyrje dhe duhet të bëjë një pagesë prej 5 milionë euro.

Durov, i lindur në Rusi por që ka edhe shtetësi franceze, duhet të paraqitet në stacion policor në Francë dy herë në javë dhe nuk lejohet të largohet nga territori francez.

Ai u arrestua me të arritur në aeroportin “Le Bourget” në veri të Parisit të shtunën e kaluar, sipas një urdhër arresti për shkeljet të lidhura me aplikacionin e tij.