Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim gjatë ditës përfaqësues nga Partia Demokratike e Socialistëve e Malit të Zi (DPS): Abaz Dizdarevic, nënkryetar i DPS-së, Aleksandra Vukoviq-Kuç, nënkryetare e DPS-së, dhe Andrija Nikoliq, kryetar i Klubit të Deputetëve të DPS-së.
Në takim u bisedua mbi vlerat euro-atlantike dhe parimet e social-demokracisë, bashkëpunimit dhe orientimit të ndarë së bashku për integrim në Bashkimin Evropian, dhe synimi i Kosovës që t’i bashkëngjitet dhe NATO-s, organizatë ku bën pjesë dhe Mali i Zi.
Kryeministri Kurti i falënderoi përfaqësuesit prezent të DPS-së për bashkëbisedimin, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve tona fqinjësore.