Asociacioni i komunave, kushti për kthimin e Listës Serbe

21.04.2015 18:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Asociacioni i komunave, kushti për kthimin e Listës Serbe

Lista Serbe është duke e pritur ftesën nga Qeveria e Kosovës për të biseduar lidhur me mundësitë e kthimit të përfaqësuesve të kësaj liste në institucione dhe mundësitë e zbatimit të marrëveshjes së koalicionit, konfirmojnë përfaqësuesit e Listës Serbe.

Drejtuesi i Listës Serbe, Aleksandar Jablanoviq, ministër i shkarkuar nga Qeveria e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo listë është e gatshme t’i respektojë dhe zbatojë obligimet që ka marrë me rastin e arritjes së marrëveshjes së koalicionit.

“Ne ende presim ftesën e kryeministrit (Isa Mustafa), që edhe më tutje të vazhdojmë bisedimet lidhur me kthimin tonë në institucione. Lista Serbe ka qëndrime të qarta lidhur me kthimin e saj në Qeverinë e Kosovës dhe kjo nënkupton atë që të respektohet marrëveshja e koalicionit”.

“Neve na kanë siguruar në parim Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, se ata janë të gatshëm që me partitë e tyre ta respektojnë marrëveshjen e koalicionit që e kanë nënshkruar me Listën serbe, por për ne është vendimtare që të shohim një hap të vullnetit të mirë në atë drejtim”, ka thënë Jablanoviq.

Në anën tjetër, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë theksuar se janë të hapur për bisedime me Listën Serbe dhe po ashtu, sipas tyre, zyrtarët e ekzekutivit kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e kësaj liste, tash e tre muaj.

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje në vazhdimësi Listës Serbe që t’i kthej përfaqësuesit e saj në institucione dhe se problemi nuk qëndron te ekzekutivi..

“Thirrje ne kemi bërë në vazhdimësi. Thirrjen mund ta bëj tash edhe përmes radios tuaj. Por, unë jam në kontakt me ta dhe ne takohemi me ta. Ata, në çdo moment, kurdo që të dëshirojnë, mund të vijnë dhe të takohemi në cilindo nivel që dëshirojnë. Por, problemi qëndron te Lista Serbe. Ne nuk jemi të sigurt se cili është problem i vërtetë se pse ata nuk kthehen në institucionet e Kosovës”, theksoi zëvendësministri Gecaj.

Por, Jablanoviq thotë se kushti i Listës Serbe është i qartë dhe ai është plotësimi, sipas tij, i pikës më qenësore të marrëveshjes së koalicionit, formimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Siç thotë ai, në qoftë se nuk formohet kjo bashkësi, atëherë, në planin politik, kjo ia humbë kuptimin e pjesëmarrjes së serbëve në institucione. Jablanoviq thekson se marrëveshja e koalicionit kishte paraparë formimin e Asociacionit për 6 muaj, apo deri në fund të muajit maj të këtij viti, por sipas tij, ende nuk ka ndodhur asgjë lidhur me këtë çështje.

Por, cilat janë mundësitë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të formohet edhe pa kthimin e përfaqësuesve të Listës Serbe në institucionet e Kosovës dhe sa mund të merr kohë kjo?

Jablanoviq thotë se kjo është e mundur.

“Gjithsesi që ekzistojnë instrumente që të formohet Bashkësia e komunave serbe të formohet, për shkak se, para së gjithash, kjo nuk është obligim vetëm i përfaqësuesve politik të serbëve. Bashkësia e komunave serbe, e cila është vetëm një pjesë e marrëveshjes së Brukselit, por që për ne është pjesë qenësore, nuk është asgjë tjetër, por esenca e marrëveshjes së Brukselit”, tha Jablanoviq.

Ai shtoi se nëse kjo marrëveshje është nënshkruar në Bruksel, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim që në terren të ketë obstruksione, atëherë, sipas tij, Lista Serbe nuk dëshiron të marrë pjesë në tërë këtë.

Edhe zëvendësministri Gecaj, pohon faktin se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mund të bëhet pa pjesëmarrjen e serbëve në institucione.

“Ne mund ta bëjmë edhe pa pjesëmarrjen e serbëve , nëse merremi vesh në Bruksel. Por, është i ditur fakti se të dyja anët, Prishtina dhe Beogradi, kanë pritje të ndryshme lidhur me këtë asociacion, kështu që, unë besoj, që kjo do të marrë një kohë. Ne do të dëshironim që kjo të zgjidhet sa më shpejtë që të jetë e mundur, por gjasat janë që kjo do të marrë disa muaj, derisa të përfundojnë negociatat dhe derisa të merremi vesh se si do të duket Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë”.

Ndryshe, Lista Serbe pati pezulluar pjesëmarrjen në institucione që nga janari i këtij viti, pas shkarkimit të Jablanoviqit nga posti i ministrit nga ana e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa. Jablanoviq, i kishte quajtur “egërsira” protestuesit në Gjakovë, të cilët më 6 janar kishin penguar përpjekjet e pelegrinëve serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar