Gjykata Speciale godet individët, jo Kosovën

21.04.2015 18:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjykata Speciale godet individët, jo Kosovën

Nëse jo nga Kuvendi i Kosovës, Gjykata Speciale për krime lufte do të themelohet nga Këshilli i Sigurimit, ka thënë Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Prishtinë, Samuel Zbogar.

Gjatë një debati të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike në lidhje me themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës dhe pasojat e dështimit eventual, përfaqësuesi evropian ka deklaruar se kjo gjykatë ka si qëllim të vetëm hetimin dhe gjykimin e dyshimeve për krime të kryera nga disa pjesëtar të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Sa unë po dëgjoj nga miqtë, themelimi i Gjykatës Speciale nuk mund të ndalohet. Kurse mos themelimi i saj do të ishte dëmi më i madh dhe nga kjo do të kisha frikë më së shumti”, ka thënë Zbogar.

Sipas tij, në Kosovë ka skepticizëm rreth punës së kësaj gjykate e cila u lansua si ide pas raportit të senatorit zviceran Dick Marty të prezantuar në Këshillin e Evropës mbi supozimet e tij për trafik të organeve të disa civilëve serbë nga disa ish-pjesëtar të UÇK-së.

“Kosova duhet të vendos interesin e saj përpara interesave të disa individëve, të cilët mund apo nuk mund të jenë të përfshirë në krimet e luftës”, ka theksuar Zbogar.

Andaj, kjo gjykatë, sipas përfaqësuesit evropian është një rast i mirë që Kosova të largojë nga vetja këtë njollë të zezë.

“Gjykata nuk do ta dëmtojë imazhin e Kosovës por do ta pastrojë atë nga këto pretendime”, ka theksuar Zbogar.

Ai ka deklaruar se, procesi i themelimit të gjykatës duhet të jetë kredibil, i paanshëm dhe ta shpalosë të vërtetën për akuzat e shfaqura.

Kurse pas themelimit të gjykatës, Zbogar ka shprehur besimin se Kosova do të mund ta nisë një proces të ri i cili do të kishte ndikim në marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

Po në lidhje me formimin e kësaj Gjykate, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka ritheksuar se institucionet duhet ta themelojnë atë.

Pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Bullgarisë Rosen Plevneliev, presidentja e Kosovës tha se Kosova duhet njëherë e përgjithmonë ta heq këtë pikë të zezë nga imazhi i saj.

“Formimi i kësaj gjykate në asnjë rast e asnjë moment nuk e cenon luftën e UÇK-së por ka të bëjë me individ. Dhe kushtetuesja ka treguar se kjo nuk e shkel kushtetutën”, u shpreh Jahjaga

Ndërkaq Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politika ka potencuar rreziqet politike për Kosovën në rast se Kuvendi dështon që ta themelojë këtë Gjykatë.

Në rend të parë, ai ka potencuar se ajo do të themelohej nga Këshilli i Sigurimit dhe Rezoluta 12 44 me çka do të sfidohej mjaftë rëndë shteti dhe shtetësia e Kosovës.

“Do të ishte një hap prapa për shtetin e Kosovës dhe një instrument në duart e shteteve që nuk ia duan të mirën Kosovës për ta luftuar shtetësinë e saj ndërkombëtarisht dhe për ta luftuar anëtarësimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtar, në veçanti në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian”, ka thënë Korenica.

Themelimi i kësaj gjykate, po kundërshtohet nga tri partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës. Për themelimin e saj, nevojiten edhe ndryshime kushtetuese.

Kështu që Kuvendi duhet të sigurojë fillimisht dy të tretat e votave të deputetëve në përgjithësi dhe dy të tretat e votave të pakicave.

Nisur nga ky fakt, ndryshimet kushtetuese mund të bëhen edhe pa opozitën, por ato nuk mund të bëhen pa kthimin e deputetëve serb të cilët e kanë ngrirë aktivitetin e tyre në institucionet qendrore të Kosovës.

Vendimi i përfaqësuesve politikë serbë për të ngrirë aktivitetet e tyre në institucionet e Kosovës kishte pasuar shkarkimin e ish-ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq, nga ana e kryeministrit Isa Mustafa.

Nga përfaqësuesit ndërkombëtar në disa raste është tërhequr vërejtja se mos themelimi i Gjykatës Speciale për krimet e luftës nga Kuvendi i Kosovës do t’i hapte mundësinë Këshillit të Sigurimit që ta themelonte atë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë