Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang në tryezën e diskutimit për personat e pagjetur, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë dështuar në këtë proces.
Sipas Lang dy Qeveritë nuk kanë bërë shumë në zbardhjen e rasteve të të pagjeturve.
“Kur dy shtete nuk punojnë sa duhet për të pagjeturit dhe zbardhjen e rasteve të tyre, mendoj që këto shtete kanë dështuar në këtë aspekt, shpresoj që ky problem i familjarëve të përfundoj sa më shpejt” ka thënë Lang.
Në këtë tryezë diskutimi ishte edhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, komisione Qeveritare, si dhe familjarë të të pagjeturve.