Haxhiu e Sveçla në Veri, nënshkruajnë marrëveshjen për strehimoren e viktimave të dhunës në Mitrovicë

E publikuar: 20/08/2024 16:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adançiq, sot kanë nënshkruar memorandumin që mundëson funksionalizimin e strehimores me qëllim të strehimit të viktimave të dhunës në familje.

Me këtë rast është dhënë në shfrytëzim kompleksi i objekteve të ish-Remont në veri, pas nënshkrimit të së marrëveshjes mes Komunës së Mitrovicës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë.

“Me këtë rast, jam shumë i lumtur që një objekt të këtij kompleksi, bashkë me Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Nënkryetaren e Mitrovicës së Veriut Katarina Adancic, e destinuam për qendër që do të ofrojë përkujdesje dhe strehim për viktimat e dhunës në familje”, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në Facebook.