Haradinaj: Kurti e VV e vodhën popullin, e shpejtë do të jetë dita kur do të shihet se këta janë kriminelët më të mëdhenj

E publikuar: 20/08/2024 11:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se për kryeministrin Albin Kurti vlen shprehja popullore “të vret natën e të vajton ditën.

Haradinaj shkroi në një postim në Facebook se si Kurti dhe partia e tij “vodhën popullin e Kosovës”.

“Kur flet Kurti për korrupsionin sikur edhe për shumë tema tjera vjen një shprehje ajo fjala popullore “të vret natën e të vajton ditën”. Që nga ardhja në pushtet Kurti dhe VV me mashtrime dhe në formën më tinzare në mënyrë sistematike dhe tek resorët më të ndjeshëm vodhën popullin e Kosovës”, shkroi Haradinaj.

“Me Ridin vodhën bukën e Kosovës atëherë kur kishte frikë botërore nga kriza e bukës. Me Nagipin vodhën rrymën në kohën kur në bursa çmimi kishte arritur majat e papara. Popullit ja dyfishuan çmimin e Nagipin e Martinin që ndërmjetësoj në shitjen e rrymës serbe ende i mbrojnë dhe i mbajnë si heronj. Mbi 280 milionë euro para të popullit i larguan nga konkurrenca dhe ligji dhe me partnerë në krim i përdorën si me qenë plaqkë gjahu”, shtoi ai.

Haradinaj tha se shpejt do të vijë dita kur “lufta e njëmendtë kundër korrupcionit do të fillojë”. Atëherë, ai tha se do të shihet se Kurti dhe LVV janë “kriminelët më të mëdhenj të këtij vendi”.

“U mashtruan se kontratat e klasifikuara mbesin përgjithmonë të klasifikuara dhe u “flliqën” deri në atë masë sa blerjet e tyre rrezikojnë sigurinë e njerëzve të Kosovës. Asgjë nuk do të ndal deklasifikimin e këtyre kontratave dhe asgjë nuk do të ndal konfrontimin e hajnive të tyre me qytetarin e Kosovës. E shpejtë do të jetë dita kur lufta e njëmendtë kundër korrupcionit do të filloj e “vajtuesit e ditës” do të shihet se janë kriminelët më të mëdhenj të këtij vendi”.