Beogradi ende nuk ka dalë me një përgjigje formale për vizitën në Beograd të Zv/kryeministrit dhe ministrit të jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.
Zëvendësministri Petrit Selimi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se Thaçi, “tash e disa javë i është përgjigjur pozitivisht ftesës së organizatës joqeveritare ‘Këshilli Rinor për Arsim në Serbi’, për të marrë pjesë në konferencën ‘Integrimi Evropian i Ballkanit Perëndimor’, që mbahet me 24 prill në Beograd. “Deri sot nuk ka pasur ende përgjigje formale.
Ne po lexojmë në media dhe po i shohim deklaratat e ndryshme, por, po presim që informata lidhur me atë se a ka vullnet ose jo në qeverinë serbe që të mundësohet kjo vizitë”, ka theksuar Selimi. Konferenca mbahet me mbështetje të Ambasadës së Britanisë, dhe është paraparë të marrin pjesë ministrat e jashtëm nga Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe Kosova./infosot/