MPJ organizon trajnim për diplomaci ekonomike

21.04.2015 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
MPJ organizon trajnim për diplomaci ekonomike

Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Republikës së Kosovës nesër fillon trajnimin treditor kushtuar diplomacisë ekonomike. Trajnimi mbahet për zyrtarë dhe diplomatë të MPJ-së, të cilët janë të angazhuar me çështje ekonomike. Përveç diplomatëve nga ambasadat e Republikës së Kosovës në rajon, janë ftuar edhe përfaqësues nga katër konsullata si dhe nga ambasada në disa vende evropiane me të cilat Kosova ka më shumë bashkëpunim ekonomik. Trajnimi është dizajnuar në bashkëpunim me departamentin përkatës të MPJ-së.

Ftojmë mediet të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes, nesër, e mërkurë, 22 prill 2015, në Hotel Emerald, në Prishtinë, me fillim në orën 09:00.

Gjatë tri ditëve të seminarit do të trajtohen çështje teorike lidhur me rëndësinë e diplomacisë ekonomike si dhe aspekte praktike të bashkëpunimit të diplomacisë me ekonominë e Kosovës. Për këto çështje do të ligjerojnë ekspertë ndërkombëtarë, profesorë e diplomatë me përvoje si dhe zyrtare nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga komuniteti i biznesit.

Akademia Diplomatike synon që përmes këtij trajnimi zyrtarët dhe diplomatët e MPJ-së të përfitojnë nga përvojat e ekspertëve të huaj, të shqyrtojnë eksperiencat e deritashme në diplomacinë ekonomike si dhe orientimet e mëtejme.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm