48 orë paraburgim për policin që dyshohet se vrau 89 vjeçarin në Bibaj të Ferizajt, Prokuroria del me njoftim

E publikuar: 16/08/2024 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtari Policor që dyshohet se vrau një person, në parkingun e sallës së dasmave ‘Fron Palace’, në Bibaj të Ferizajt është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njoftoi se i dyshuari në këtë rast sipas informatave të para dyshohet se është zyrtar policor dhe i njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë”.

“Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorië Themelore në Ferizaj z.Shukri Jashari dhe prokurorin kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.
Për informata tjera rreth rastit, Prokuroria Themelore në Ferizaj do të iu njoftoj me kohë”, thuhet në njoftim.