Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i ka ftuar simpatizantët e partisë së tij që më 9 shkurt të bëhen bashkë “për t’u ngritur si një”.
“Vit i ri, Rrugë e re! Lidhja Demokratike e Kosovës dje, sot, përherë! Le të bëhemi bashkë! Më 9 shkurt, le të ringritemi si një.”
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka caktuar datën 9 shkurt të vitit 2025, për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
Me anë të dekretit, e para e shtetit e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kuvendin e Kosovës.
Presidenca thotë se kjo është një datë optimale që balancon preferencat e të gjitha palëve të përfshira.