Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se Kurti po vepron me papërgjegjësi lidhur me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.
Ai thotë se Qeveria duhet t’i përmbahet kërkesave që kanë SHBA-të.
Sipas, Halitit, hapja e Urës me vendim të njëanshëm do ta dëmton Kurtin dhe Kosovën.
“Kurti po vepron me papërgjegjësinë më të madhe të një politikani. Qeveria duhet t’i përmbahet kërkesave që kanë SHBA-të. Hapja e Urës e dëmton vetë Kurtin dhe më shumë Kosovën. Jo që nuk kemi dëshirë të hapet, por për faktin që është krijuar një situatë e cila kërkon një dialog siç po e thonë në BE”, deklaron Haliti.
Xhavit Haliti, deputeti i PDK-së thotë se Qeveria nuk e ka në plan ta mbajë hapur Urën e Ibrit, por vetëm ta hap për poenë politik.
Ai thekson se Ura vetëm dy minuta mund të mbahet hapur, se KFOR-i ka planë rezervë për mbylljen e saj.
“Qeveria e ka si plan për ta hapur Urën dhe jo për ta mbajtur hapur sepse e din që s’munden. Por duan të thonë që e realizuan atë qe e premtuan. Nëse Kurti dëshiron t’i shërbej Kosovës duhet t’i përmbahet marrëveshjeve dhe kërkesave që kanë SHBA-të. Kurti është i vendosur për ta hapur urën, por ai e din që më shumë se dy minuta nuk mund ta mbajë hapur. Siç ka plan Kurti ta hapë Urën, ka plan rezervë edhe KFOR ta mbyll menjëherë”, thotë Haliti.