Kryeziu: Nëse hapja urës do të mbyllë urat e bashkëpunimit me SHBA, BE e NATO, Qeveria është përgjegjëse

E publikuar: 14/08/2024 08:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar për zhvillimet për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë dhe deklarimet e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier për këtë çështje.

Kryeziu ka thënë se nëse hapja e urës mbyllë urat e bashkëpunimit me SHBA-në dhe BE-në, qeveria duhet të mbahet përgjegjëse.

Shkrimi i tij:

Lëvizja e lirë nuk i paraprin marrëveshjet politike, përkundrazi, marrëveshjet politike krijojnë kushtet për lëvizjen e lirë dhe hapjen e urës për qarkullim.

Nëse hapja e kësaj ure me peshë simbolike do të mbyllë urat e bashkëpunimit me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, atëherë jo vetëm kjo qeveri por dhe ne si shoqëri do të mbahemi përgjegjës për veprimet e saja të papërgjegjshme.