Nëna e Savchenkos, apel global për lirimin e vajzës

E publikuar: 21/04/2015 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëna e pilotes së burgosur të Ukrainës, Nadia Savchenko, ka thënë se ka nisur një fushatë globale për lirimin e vajzës së saj.

Savchenko është në paraburgim në Rusi qysh në qershor të vitit 2014 dhe është në pritje të gjykimit për, siç thuhet, ndihmë në vrasjen dy gazetarëve rusë gjatë konfliktit në lindje të Ukrainës.

Ajo i mohon akuzat dhe ka kaluar 83 ditë në grevë urie.

Nëna e saj, Maria Savchenko, i ka thënë agjencisë AP se vajza e saj është e burgosur politike.

Maria Savchenko ka thënë se prokurorët rusë nuk kanë siguruar “asnjë provë” se vajza e saj ka ofruar udhëzime për sulmin me mortaja, i cili ka vrarë dy gazetarë të televizionit shtetëror rus.

Savchenko ka nisur fushatën e saj globale në Gjermani, ku ka kërkuar ndihmë nga ligjvënësit.

Nju Jorku është ndalesa e saj e radhës./rel/