Teksa kishte shumë dyshime në marrëdhënien mes Miley Cyrus me djalin e Schwarzenegger, tashmë çdo gje mes tyre është shuar. Ndarja mes çiftit ka përfunduar në mënyrë miqësore dhe se të dy janë angazhuar shumë me projektet e tyre.
Ende nuk dihet se kush ka qënë shkaku për ndarjen e çiftit, të cilët kanë qënë në fokus të mediave rozë për një kohë të gjatë.
Historia e dashurisë mes rebeles Miley Cyrus dhe djalit të aktorit Hollywood-ian Arnold Schwarzenegger tashmë ka marrë fund. Revista people.com ka bërë me dije se muajin e kaluar, mes tyre ka patur një zënkë e cila nuk ka përfunduar lehtë.