Haradinaj fjalë të rënda për Kurtin: Ka hyrë thellë në agjendën e Serbisë – por Kosova ka Zot e s’mund ta ndalë askush

E publikuar: 06/08/2024 00:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimet e njëanshme të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti janë shkatërrimtare për Kosovën.

Kjo deklaratë e tij erdhi pasi autoritetet e Kosovës nëntë objekte të Postës së Serbisë.

Për këtë Qeveria ka marrë kritika nga Bashkimi Evropian.

Politikat e Kurtit, Haradinaj i ka quajtur si populiste, duke e akuzuar sërish se është futur thellë në agjendën e Serbisë.

“Vendimet e njëanshme e të pakoordinuara të Albin Kurtit me aleatët, janë shkatërrimtare për Kosovën. Përpara se Albin Kurti ta “vrasë” dinarin serb në Kosovë, atë e ka vrarë Euro. Politika e tij populiste që mund të rrezikojë edhe jetët e pjesëtarëve të NATO-s, është sabotim e përpjekje për zhbërjen e shtetit”.

“Ky kryeministër është futur thellë në agjendën e Serbisë e cila për t’i demonizuar shqiptarët i ka vrarë edhe fëmijët e vet në Panda të Pejës. Po dyshoj nëse ky person, si shqiptari i vetëm i liruar nga burgu me dekret te Presidentit serb, Koshtunica, është duke i kryer obligimet që i ka marrë. Por, ia kujtoj atij e gjithë të tjerëve se Kosova ka zot dhe nuk ka qeveri të mund ta kthej mbrapa”, ka shkruar Haradiaj në Facebook. /Gazeta Express