Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vizituat minatorët e “Trepçës”.
Ai ka qëndruar me ta për të parë më afër kushtet e tyre të punës.
“Kam hezituar t’i takoj me shpresën se çështja do të zgjidhej pa komplikim. Çdo involvim i yni partiak, barte rrezikun e politizimit të kauzës së tyre. Por neglizhenca institucionale, e shtetit, e qeverisë popullsite, e vargut të gjatë të atyre përfituesve që Trepçën e Minatorët i përdorin si pamflet elektoral njëpërdorimësh, ka bërë observimin tonë të duket të pakuptimtë”, ka shkruar ai në Facebook.
Abdixhiku tha se i ka parë kushtet, për të cilat thotë që jo vetëm se janë në gjendje të rëndë, por edhe antihumane.
“Aq antihumane, sa nuk i besoni pa i parë vet aty! Por sot kushtet, pajisjet primitive, që datonin, besoni ose jo, që nga viti 1919, sot janë në rend të dytë. Janë në rend të dytë sepse plot 1100 punëtorë të Trepçës, janë pa paga dhe po futen në muajin e tretë pa asnjë pagë kompensim. Punëtorët janë të Trepçës. Trepça është e shtetit. Ata kanë kontrata, kanë zotim shtetëror për pagën që duhet marrë. Partia në pushtet menaxhon me kompleks me Borde e me Menaxhment. Është përgjegjësi e tyre, e shtetit, që punëtorët e vet t’i kompensojë për punën dhe kontratën që kanë”, ka shkruar tutje Abdixhiku.
I pari i LDK-së tha se i mbështetin në plotëni kërkesat e tyre.
“I mbështesim në plotni dhe lutjet për kushte më njerëzore e kërkesat për investime afatgjata në kompleks që sot xehet e Kosovës në vend se ti shet në materiale të përpunuara i shtet si koncentrat me shumë më pak vlerë. Minatorët, në përballje me popullistë, rrezikohen të quhen dhe tradhtarë. Deputetë e pushtetarë, që këtë muaj tashmë i kanë marrë pagat nga 2000 euro, nuk do të pritojnë që mesazhet e gatshme nga ‘Politbyroja e Tiranës’ t’i drejtojnë nga Minatorët. Siç kanë bërë më çdo vlerë në këtë vend, me aleat, mësues, mjek, patriot e atdhetarë, luftëtarë e veprimtarë, dhe minatorët kanë të njëjtin fat”.