Prokuroria e Pejës lëshon flet-arrest për Noizy-n

E publikuar: 04/08/2024 22:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria e Pejës ka lëshuar flet-arrest për këngëtarin Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Ai po kërkohet për intervistim nga organi i akuzës, si i përfshirë në një përleshje të rëndë që ka ndodhur ditë më parë në një diskotekë në Pejë, aty ku artisti kishte performuar.

Nëse ai nuk paraqitet tek organet e rendit, policia do ta arrestojë qoftë edhe nëse është duke përformuar diku.