Shteti po e kërkon Noizy gjithandej Kosovës, mbrëmë dyshohet se ishte në Prishtinë

E publikuar: 04/08/2024 20:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës pas incidentit në një diskotekë në Pejë.

Burime të Insajderit kanë treguar se policia është duke e kërkuar intenzivisht për të arrestuar reperin.

Burimi ka thënë se ka dyshime se ai aktualisht ndodhet brenda Kosovës dhe mbrëmë ka përformuar në një nga klubet në Prishtinë.

Policia e ka zhvilluar kërkime tek DJ personal i reperti në lagjen “Dragodan”. Por, sipas informacioneve jo zyrtare, policia i ka lënë ftesën për Noizyn që të paraqitet në stacion policorë, por i njëjti nuk është paraqitur.

Operacioni për kërkimin e Noizyt është duke u realizuar me urdhër të Prokurorisë në Pejë.

Ndaj reperit, Policia e Kosovës tashme ka lëshuar një flet arrest pasi i njëjti nuk është paraqitur në stacion policor pas ftesës nga institucioni.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, Shkodran Nikçi- zëdhënës i Prokurorisë në Pejë.

“I njëjti nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim, i bëjmë apel këngëtarit që të paraqitët tek organet kompetente” ka thënë Nikçi