“Janë shtuar rastet me kancer”, kanë njoftuar nga Klinika Onkologjike në Prishtinë.
Mjekët thonë se trendi i të prekurve nga kanceri është në rritje, derisa bëjnë thirrje për ndryshime të stilit të jetesës, shmangie të abuzimit me duhan, alkool e drogë.
“Nëse vazhdon ky trend ne do të kemi numër të njëjtë ose pak më shumë se i vitit të kaluar dhe kjo në njëfarë forme tregon se tendenca e sëmundjeve maline akoma është në ngritje”, ka thënë Ilir Kurtishi, drejtor i Onkologjisë
Kurtishi tregoi disa nga shkaktarët e kësaj sëmundjeje.
“Duke fillu nga stili i jetës, ekspozimi i rrezeve të diellit, infeksionet e ndryshme që janë në trupin tonë sidomos ato viralet, abuzimi me duhan, abuzimi me alkool, drogë.” – ka shtuar Kurtishi.
Pavarësisht fluksit të madh të pacientëve, kjo klinikë po përballet edhe me mungesë të stafit, dhe kjo sipas drejtorit të onkologjisë e rëndon punën e stafit ekzistues./RTK