Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e nisi mbarë garimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Ajo triumfoi përballë Thanaya Somnuek të Tajlandës, në rrethin e parë të kategorisë -60 kg.
Sadiku dominoi luftën, sidomos në raundin e dytë dhe të tretë dhe me meritë vazhdon garën drejt medaljes.
Meçi u përcollë edhe nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, nga drejtuesit e KOK-ut me në krye presidentin Ismet Krasniqi, zyrtarë nga MKRS, KOK e Ambasada e Kosovës në Francë.