Zana Spahiu jep dorëheqje nga u.d. e drejtoreshës së RTK-së, kërkon suspendimin e Rilind Gërvallës

E publikuar: 25/07/2024 23:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zana Spahiu ka dhënë dorëheqje pozicioni i ushtrueses së detyrës së Drejtoreshës së Përgjithshme të RTK-së.

Këtë e ka kumtuar në “Pressing” të T7, autori i emisionit Leonard Kerquki.

“Është i vërtetë lajmi që Zana Spahiu, U.d e drejtoresëshës së përgjithshme të RTK-së tashmë ka ofruar dorëheqje”, ka lexuar Kerquki këtë lajm gjatë emisionit.

Spahiu kishte propozuar suspendimin e Rilind Gërvallës dhe krijimin e një komisioni ad hoc pas zhvillimeve të fundit.

“Merret vesh se dorëhqeje të pakthyeshme ka paraqitur edhe u.d. e drejtoreshës së përgjithshme të RTK Zana Spahiu. Burime tona brenda mbledhjes së bordit tregojnë se Spahiu kishte propozuar suspendimin e Gërvallës dhe krijimin e një komsiioni ad hoc .Ppër ktë propozim në bord nuk kishte pasur kuorum dhe krejt në fund është miratuar pjesshëm propozimi i Spahiut, pra vetëm themelimi i Komisionit”, ka vazhduar Kerquki duke e lexuar informatën nga burimet.

Kjo dorëheqje vjen pas zhvillimeve të fundit, me kronikën e së hënës ku RTK-ja duke cituar një medium boshnjak sulmoi dy media kosovare si “të lidhura me Serbinë”.