Nga Adriatik Kelmendi
Mos të harrojmë! Dje ka ndodhur prapakthimi më i madh i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë.
Këshilli Evropian me liberalizimin e vizave Schengen për bartësit e pasaportave të Qendrës Koordinuese për Kosovën në Serbi, ka pranuar se në Kosovë mund të ketë “sovranitet paralel” mes Serbisë dhe Kosovës.
Kjo ka marrë vulë nga një institucion i Bashkimit Evropian.
Dëmi është edhe më i madh kur e dimë se vetëm dy muaj me herët Kosova dështoi të pranohet në Këshillin e Evropës, një ndër institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare.
E për të qenë situata edhe më e rëndë, Kosova vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të BE-së tash e më shumë se një vit.
Pozicioni ndërkombëtar i Kosovës kurrë nuk ka qenë më i dobët dhe Kosova kurrë nuk ka qenë më e vetmuar dhe me më pak miq!
Të gjitha këto kanë ndodhur vetëm në këto 13-14 muaj të fundit, kurse trendi negativ nuk duket se po ndalet.
Kush nuk e sheh se ku po zhytemi si shtet e si shoqëri, s’ka sy!