Babai i policit Enver Zymberi, i shokuar me vendimin e Gjykatës

E publikuar: 20/04/2015 20:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një trup gjykues i EULEX’it ka shpallur të pafajshëm Radovan Radicin dhe Millovan Vllashlovicin, të dyshuar se kanë vrarë policin e Kosovës, Enver Zymberi, në korrik të vitit 2011, në Zubin Potok.

Muharrem Zymberi, babai i policit të vrarë, është shprehur i zhgënjyer me vendimin,trasnmeton Klan Kosova.

“Aty dihet ku u vra dhe kush e ka vra, kriminelat e Sllobes, edhe ma s’kam koment”, tha ai.

Polici i njësisë speciale u vra më 26 korrik 2011 në përpjekjen e parë dhe të vetme të institucioneve të Kosovës për të rimarrë nën kontroll pikat kufitare veriore.