Policia e Kosovës e ka konfirmuar se të dielën ka ndodhur një shpërthim në pjesën veriore të vendit, në afërsi të Liqenit të Ujmanit.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha se nga ky shpërthim nuk ka njerëz të lënduar, ndërsa janë dëmtuar dy vetura.
Policia po merret me zbardhjen e rastit, ndërsa mediumi “Ditori.com”, ka publikuar pamje nga pjesa ku dyshohet se u hodh mjeti shpërthyes.