Kosova fituese e shumëfishtë e medaljeve në Lojërat Evropiane universitare

E publikuar: 19/07/2024 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekipi i karateisteve nga Kosova, i përbërë nga Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Elmedina Istogu, kanë rrëmbyer vendin e parë në Kampionatin Evropian Universitar të mbajtur në Hungari.

Ato kanë mposhtur ekipet nga Azerbajxhani, Hungaria dhe në finale Turqinë, duke u renditur kështu në krye të kësaj gare.

Vajzat kanë shkëlqyer edhe në garat individuale. Karateistja Fortesa Orana ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë Kumite +68 kg, si dhe Vlera Qerimi, po ashtu ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë Kumite -68kg. Ndërkaq, me medalje të bronztë u shpërblye Elmedina Istogu, e cila garoi në kategorinë Kumite -61kg. Fortesa, Vlera dhe Elmedina, gjatë garave të tyre, kanë mposhtur kundërshtaret nga Turqia, Austria, Gjermania, Bosnja e Hercegovina, Rumania, Sllovakia dhe Mali i Zi.

Pjesëmarrja e Kosovës në këto lojëra është mundësuar nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Karatesë të Kosovës.