Presidentja takohet me homologun lituanez: Shtetet tona qëndrojnë bashkë kundër regjimeve autokratike

E publikuar: 19/07/2024 21:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj nga Lituania, Gitanas, Nauseda.

Osmani, Nausedan e cilësoi si përkrahës të palëkundur të Kosovës, teksa tha se Kosova e Lituania qëndrojnë bashkë kundër regjimeve autokratike.

“Si demokraci në vijën e parë, shtetet tona ndajnë përkushtim të thellë për të qëndruar të bashkuar kundër regjimeve autokratike. Republika e Kosovës është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e Lituanisë.”

E para e shtetit po vazhdon të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Britani të Madhe.