Fletarresti nga Serbia, arrestohet në Maqedoninë e Veriut një tjetër ish-luftëtar i UÇK-së

E publikuar: 17/07/2024 22:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ish- luftëtar i UÇK është arrestuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë.

Bëhet fjalë për Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së.

Ai është arrestuar bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Ministria e Jashtme e Kosovës njofton se po punon me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të Ramadanit.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik se është informuar për arrestimin e një shtetasi kosovar nga Policia e Maqedonisë së Veriut bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Fjala është për z. Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së.

Ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, z. Qehaja, është angazhuar intensivisht për të trajtuar këtë rast dhe si MPJD Jemi duke punuar me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të z. Ramadani.” – njofton Ministria.