Vdes një person në Bjeshkët e Deçanit

E publikuar: 14/07/2024 18:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka vdekur në Bjeshkët e Deçanit.

Ky informacion u konfirmua nga zëdhënësi polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku theksoi se rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

“Rasti është lajmëruar mbrëmë në orët e vona nga familjarët se ai kishte dalur edhe nuk ishte kthyer. Menjëherë kërkimi ka nisur nga ekipet e kërkim-shpëtimit, gjegjësisht policia dhe shoqatat që merren me këtë. Pas disa orë kërkimesh, trupi i pajetë i viktimës është gjetur sot rreth orës 6:00 të mëngjesit.” – tha ai për media.