Mustafa e Vuçiq presin marrëveshje për Telekomin

20.04.2015 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mustafa e Vuçiq presin marrëveshje për Telekomin

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen të martën në Bruksel me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme Federica Mogherini.

Paraprakisht, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pritet të marrë pjesë në takimin për Ballkanin Perëndimor që mbahet në Bruksel, i njohur ndryshe edhe si “Procesi i Berlinit”.

Ndërkaq më pas, Mustafa dhe Vuçiq në takimin që do të lehtësohet nga Mogherini, pritet të vazhdojnë diskutimin rreth zbatimit të deritashëm të marrëveshjeve dhe agjendën e dialogut për të ardhmen.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa për çështje të jashtme, Valon Murtezaj, ka thënë me këtë rast se temë qendrore e takimit pritet të jetë çështja e Telekomit.

Në këtë temë, pala nga Prishtina pret që të arrihet përfundimisht marrëveshja.

“Në fokus të këtij takimi, do të jenë bisedimet në lidhje me Telekomin. Pra, kjo është një çështje më e specifikuar. Por, gjithashtu do të ketë edhe bisedime në lidhje me temat e ardhshme apo temat e mundshme në kuadër të takimeve të ardhshme ndërmjet dy kryeministrave”, ka thënë Murtezaj për Radion Evropa e Lirë.

Në anën tjetër, edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte komentuar takimin e tij të radhës me kryeministrin e Kosovës.

Sipas tij, si takimi me Mustafën ashtu edhe ai me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama nuk janë të lehta, por është zotuar se politika serbe do të ndërtohet mbi parimet e marrëveshjeve dhe jo konfrontimeve.

“Është punë e jona që të bisedojmë dhe të vijmë deri te marrëveshjet. Punë e jona është që të ndërtojmë rrugë e ura, e jo t’i rrënojmë ato. Por, Serbia gjithmonë do të ruajë shtetin dhe territorin e vetë”, ka thënë Vuçiq.

Takimi i radhës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, pason deklaratat e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa se nuk mund të ketë vazhdim të bisedimeve përderisa pala serbe nuk i zbaton marrëveshjet paraprake.

Në lidhje me këto deklarata, Valon Murtezaj thotë se me Mogherinin dhe Vuçiqin do të diskutohet pikërisht në lidhje me arritjet dhe ngecjet në implementim.

Varësisht rezultateve, edhe do të përcaktohet takimi i radhës, ka thënë ai.

“Një prej qëllimeve më të rëndësishme të këtij takimi është edhe vlerësimi i zbatimit të marrëveshjeve të arritura më herët, gjithashtu edhe pengesat apo vështirësitë në të cilat kanë hasur në një numër të marrëveshjeve. Pra, varësisht nga kjo përcaktohen edhe bisedat e ardhshme”, ka deklaruar Murtezaj.

Në takimin e fundit në Bruksel, më 10 shkurt, kryeministrat Mustafa e Vuçiq patën arritur marrëveshje në lidhje me funksionimin e gjyqësorit në veri të Kosovës, të populluar nga shumica serbe.

Megjithatë, kjo marrëveshje nuk është raportuar deri më tani të jetë zbatuar.

Pala nga Prishtina, ankohet po ashtu se Beogradi nuk i ka përmbushur obligimet që ka marrë në dialog sa u përket shuarjes së strukturave ilegale të sigurisë dhe drejtësisë, por edhe ato në administratë, raporton rel.

Gjithashtu, Prishtina zyrtare fajëson qeverinë serbe se nuk ka ndikuar mbi komunitetin serb në veri, sipas marrëveshjes së arritur, për largimin e barrikadave, siç është ajo mbi urën e lumit Ibër që ndanë komunën veriore dhe jugore të Mitrovicës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm