“Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e kosovarëve”, Osmani uron Starmer për fitoren

E publikuar: 05/07/2024 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar liderin laburist, Keir Starmer, i cili pas fitores së thellë pritet të marrë postin e kryeministrit.

Osmani tha se vendi i tij ka një vend të veçantë në zemrat e kosovarëve, derisa shtoi se do të punojnë bashkë për të forcuar aleancën mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Urime të përzemërta, Keir Starmer, për fitoren tuaj historike në zgjedhje! Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e të gjithë kosovarëve dhe jam e bindur se së bashku, ne do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën tonë të gjatë. Ju uroj suksese derisa po merrni këtë rol të rëndësishëm”.